Flash News

KRYESORE

Ruçi nuk e ka marrë ende kërkesën e Prokurorisë për Tahirin, deputetët PD: Nuk na jep orën e mbledhjes

Ruçi nuk e ka marrë ende kërkesën e Prokurorisë

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kontaktuar me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për orën e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, ku do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit të PS, Saimir Tahiri, por nuk kanë marrë përgjigje.

Ruçi mësohet t’u ketë thënë deputetëve të opozitës se nuk ka marrë ende një kërkesë zyrtare nga Prokuroria për Tahirin, ndaj nuk është përcaktuar ora e mbledhjes.

Fillimisht u raportua se Këshilli i Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhej në orën 19:00 të ditës së sotme.

Të fundit