Flash News

KRYESORE

Plani i ri i qeverisë, do krijohet një tjetër Saimir, nuk është ministër por kamionist

Sot në orën 10:00, Këshilli i Rregullores do të vendosë nëse do i heq ose jo imunitetin dhe do miratojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit të PS, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Ndërkohë, gazeta ‘Tema’, e pozicionuar pranë qeverisë, është hapur sot me titull kryesor ngatërresën e prokurorisë, sipas tyre, të Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, me një tjetër Saimir, i cili është kamionist dhe i përfshirë në trafikun e drogës me vëllezërit Habilaj.

Gjatë mbledhjes së djeshme ishte vetë Tahiri që iu drejtua prokurorëve duke i pyetur nëse kishin prova që ai ka në përdorim ndonjë kamion.

Pas lajmit fals të kushërinjve-prokurorë, kjo është strategjia dhe plani i ri i qeverisë për të justifikuar mbrojtjen ndaj ish-ministrit, i cili për shkak të detyrës katër vjeçare, mban me vete edhe shumë sekrete dhe informacione konfidenciale.

Zbardhet mesazhi paralajmërues që i mbërriti mbrëmë vonë Edi Ramës nga një Ambasadë e rëndësishme

Të fundit