Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Në seancën e së enjtes s’do ketë debat për reformën zgjedhore

Përfundon mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Në seancën

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me ministrat e qeverisë “Rama 2”.

Mbledhja e cila nisi në orën 9:00 pati në fokus të diskutimeve axhendën parlamentare për këtë të enjte dhe qëndrimin që do të mbajnë deputetet e shumicës. 

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla është shprehur se në mbledhje u vendos që në seancën e së enjtes të mos ketë debat për reformën zgjedhore, të shumëkërkuar nga Partia Demokratike.

Mbledhja u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit me dyer të mbyllura. Ndonëse u fol fillimisht që do të transmetohej nga ERTV, në fakt kjo gjë nuk ndodhi, duke u zhvilluar në privatësi të plotë.  Po ashtu u vendos që në orën 11.00 të mbahet një tjetër mbledhje qeverie. 

 

Të fundit