Flash News

KRYESORE

Nuk arrestohet Tahiri, Kryemadhi: Unë votova për Floidën dhe Rudina Hajdarin... Bandave u them punë të mbarë

Nuk arrestohet Tahiri, Kryemadhi: Unë votova për Floidën dhe

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në Kuvend pas rrëzimit nga ana e mazhorancës të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Kryemadhi theksoi se votimi i sotëm tregoi se krimi ka kapur mazhorancës, ndërsa ajo vetë votoi pro kërkesës së Prokurorisë pasi ishte një votë për Kejdi Mehmetajn, Floida Kërpaçin, Rudina Hajdarin dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.

Kryetarja e partisë së dytë opozitare tha se sot nuk mbetet gjë tjetër veçse t’u themi bandave punë të mbarë.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Kam votuar për Kejdi Mehemtajn, Folida Kërpaçin, Rudina Hajdarin, për të gjithë ata të rinj dhe të reja që e duan Shqipërinë dhe duan t’i shërbejnë asaj. Votimi i sotëm tregoi se krimi ka kapur mazhorancës. Parlementi shqiptar nuk është gjykatë, por institucion që krijon shanse për të gjithë. I mohuat sot shqiptarëve një të ardhme evropiane dhe treguat se nuk doni që e vërteta të dalë në shesh.

Të nderuar kolegë, mendoj se sot nuk na mbetet gjë tjetër por t’i themi bandave punë të mbarë, por jam e bindur se shqiptarët nuk do e lejojnë që kjo situatë të vazhdojë sepse janë të neveritur. Jam e bindur se më shumë se kurrë, të rinjtë shqiptarë do i thonë jo krimit, jo drogës dhe jo kapjes së institucioneve.

Të fundit