Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano për Azem Hajdarin: Kishte inteligjencë të ulët dhe nuk meritonte zyrë shteti

Mustafa Nano për Azem Hajdarin: Kishte inteligjencë të ulët

Analisti Mustafa Nano i ka kushtuar një shkrim të gjatë përurimit të bustit të Azem Hajdarit në Bajram Curr, ku morën pjesë figurat më të larta të opozitës, PD dhe LSI.

Në shkrimin e publikuar te ‘Mapo’, Nano shprehet se Hajdari kishte inteligjencë të ulët, por nuhatje politike, megjithatë kjo e fundit nuk e ndihmoi të bënte karrierë. Ai thekson se Azem Hajdari nuk meritonte ndonjë zyrë shtetit, pasi do të bënte të pabëra.

“Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët. Mund të thuhet që kishte nuhatje politike, dhe kjo e ndihmoi që të spikaste, por nuk i vlejti për të bërë karrierë, dhe aq më mirë që ndodhi kështu. Azemi nuk e meritonte një zyrë shteti. Nuk ishte njeri për zyrë. Do kishte bërë shumë të pabëra, nëse do i kishin dhënë një përgjegjësi publike. E nëse nuk ia dhanë, këtë e kanë bërë edhe për të mirën e tij. Pa e pasur si qëllim të mirën e tij. Sepse Berisha, që e kish në dorë për t’i dhënë një përgjegjësi, e kishte si halë në sy. Dhe ish për këtë arsye që nuk ia dha një post, e jo sepse nuk e përfytyronte dot Azemin në një zyrë. Në fund të fundit, Azemi do ishte një zyrtar më i denjë se shumë të tjerë që Berisha i ka zgjedhur më pas për t’i patur vartës. Nuk e kishin për qëllim të mirën e tij, por ata që e kanë dashur dhe e duan Azemin si personazh të historisë, duhet të jenë të kënaqur që ai nuk mori një post publik. Nuk kish për të qullosur gjë. Madje, do kish katranosur gjithçka. E kështu, idhulli i tyre do të humbiste edhe më”, shkruan ndër të tjera Nano.

Azem Hajdari ishte çdo gjë, vijon Nano, por jo hero. “Kush e trajton si një hero, tallet me të. Ose tallet me veten”, shkruan analisti.

Të fundit