Flash News

KRYESORE

“Ka ikur me fustan në Greqi”, Meta dhe Ruçi shfaqen së bashku për herë të parë pas akuzave në fushatë

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi janë vendosur së bashku në një tavolinë gjatë 15 vjetorit të themelimit të televizionit ‘News 24’. Kjo është dalja e parë publike e Metës dhe Ruçit në krah të njëri-tjetrit pas akuzave të ashpra që lëshuan gjatë fushatës elektorale.

“Gramoz Ruçi ka ikur me fustan në Greqi”, ishte një nga sulmet e presidentit Meta ndaj Ruçit gjatë fushatës, ndërsa ky i fundit e kërcënoi me shkarkimin nga detyra si kryetar shteti.

Megjithatë, dy zyrtarët e lartë të vendit i kanë lënë pas përplasjet dhe kanë pranuar të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, të shoqëruar nga pronari i ‘Focus Group’, Irfan Hysenbelliu, kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, dhe imami i Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

Të fundit