Flash News

KRYESORE

Fyerjet e Ramës, Unioni i Gazetarëve propozon bojkot të Kryeministrisë

Fyerjet e Ramës, Unioni i Gazetarëve propozon bojkot të

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për fyerjet e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve që po raportonin sot punimet e Kuvendit. Unioni shprehet se gjuha dhe leksionet e zotit Kryeministër për gazetarët janë të papranueshme dhe një arsye e madhe refuzuese.

Ky union propozon për gazetarët dhe editorët e medias shqiptare që të bojkotojnë veprimtarinë e Kryeministrisë për një ditë, të premten e 27 tetorit. Gjithsesi, nuk parashikohet ende ndonjë protestë kundër kryeministrit të Republikës, i cili e ka kthyer në rutinë të punës së tij sulmin ndaj gazetarëve.

Sulmi i vazhdueshëm/Gazetarët e Abc News, Top Channel, BIRN, veprojnë kundër Ramës... në ‘Facebook’

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Gjuha dhe leksionet e zotit Kryeministër për gazetarët janë të papranueshme dhe një arsye e madhe refuzuese

Tirane me 25.10.2017

Deklarimet e dites se sotme te zotit Edi Rama, kryeminister i Shqiperise, drejtuar reportereve te mediave te vendit, jane nje arrogance ne komunikim dhe fyrje e nje perfaqesuesi te larte politik dhe shteteror ndaj gazetareve ne pergjithesi.

Kryeministri i vendit ne menyre te perseritur perdor publikisht etiketime fyese dhe injoruese ndaj mediave te vendit dhe gazetareve. Pohime te tilla dhe etiketimet ne fjale, perbejne nje precedent te rrezikshem ne marredheniet mes dy pushteteve te njohura ne jeten e sotme te shoqerise, perkatesisht te ashtuquajturit pushtet Ekzekutiv dhe atij te medias.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete gjuhe dhe kete komunikim etiketues te Kryeministrit dhe apelon per nje qendrim refuzues te te gjithe anetareve te organizates sone dhe komunitetit profesional ne pergjithesi.

UGSH me indinjate deklarohet se kjo sjellje dhe ky komunikim fyes i kryeministrit kane nje lidhje dhe mbartin edhe pergjegjesine e madhe per gjendjen kritike ne te cilen gjenden gazetaret e sotem ne vend. Ne vleresojme se eshte pergjegjesia e Tij dhe e institucioneve te tjera ligjore qe gjate kesaj kohe informaliteti dhe shembja e vlerave profesionale po shnderrohen ne plage te medha, çdo dite e me teper ne jeten mediatike te vendit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare propozon per gazetaret nje bojkot te veprimtarise se Kryeministrise ne diten e premte. Ftojme gjithe editoret e medias shqiptare te behen pjese e ketij reagimi refuzues!

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Deklarates i bashkohet edhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise

 

 

Të fundit