Flash News

KRYESORE

Ermal Meta në MTV European Music Awards, si mund ta votoni

Ermal Meta në MTV European Music Awards, si mund ta votoni

Ermal Meta, artisti shqiptar është në fazën finale të MTV Europian Music Awards për Italinë, si kandidat në kategorinë Best Italian Act.

Albumi Vietato Morire, disk i artë dhe platin për singëll-in homonim, doli i pari  në renditje, ku vazhdon të jetë edhe pas 7 muajsh. Turi, pas shumë koncertesh në Itali, do të vazhdojë në Evropë, dhe Amerikën e Veriut.

Ermal Meta konkurron në kategorinë e tij me Francesco Gabbani-n, këngëtarin që ndan me të gara të rëndësishme prej vitesh, kanë konkurruar bashkë në kategorinë e të rinjve në Sanremo-n e vitit të kaluar dhe një vit më vonë, në finalen e Sanremos ku Meta u rendit i treti, të dyja rastet të fituara nga Gabbani. Me ta, në të njëjtën kategori janë dhe artistët Fabri Fibra, Thegiornalisti, Tiziano Ferro.

Fituesit do të përzgjidhen nga fansat, kështu që ju mund të votoni për artistin tuaj të preferuar në faqen zyrtare të mtvema.com. Për të votuar Ermal Metën duhet të shkoni te "Vote", më pas rajonin e Italisë dhe më pas ju shfaqet midis 14 katevorive, kategoria Best Italian Act ku ai kandidadon, ku ju mund të votoni poshtë emrit të tij.

Klikoni këtu për të shkuar drejtpërdrejt në faqe.

Mund të votoni disa herë. Sa më shumë të jemi dhe sa më shumë herë të votojmë, aq më shumë mundësi ka që Ermali të shpallet fitues. "Jemi inferior në numër, por superior në shpirt", ka thënë këngëtari i lindur në Fier. 

Fituesit do shpallet më 12 nëntor kur MTV EMA 2017 do transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë botën.

Të fundit