Flash News

KRYESORE

Dy ish-drejtuesit e lartë të policisë që rrezikojnë arrestimin, Xhafaj i shkarkoi sapo hyri në Ministri

Dy ish-drejtuesit e lartë të policisë që rrezikojnë

Dosja ‘Habilaj’ e mbërritur nga autoritetet italiane në Shqipëri përmban prova të forta edhe për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Burime për Politiko.al nga brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se dy ish-drejtuesit e policive në Durrës dhe Vlorë janë më të rrezikuarit për t’u përballur me arrestimin nga kolegët e tyre.

Jaed Çela që ka drejtuar uniformat blu në Vlorë dhe Perlat Çullhaj në Durrës rrezikojnë arrestimin, pasi dyshohet se kanë ndikuar në trafikun e drogës drejt Italisë.

Këta dy drejtues policie, së bashku me disa të tjerë, u shkarkuan sapo Fatmir Xhafaj hyri në zyrën e Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Saimir Tahirin.

Arrestimi i drejtuesve të policisë është paralajmëruar edhe nga deputetë të opozitës.

Urdhër arresti edhe për disa policë. A rrezikon Haki Çako?

Të fundit