Flash News

KRYESORE

Basha pas krijimit të frontit opozitar: Skandali Tahiri-Habilaj vetëm maja e ajsbergut; të krijohet qeveria anti-mafia

Basha pas krijimit të frontit opozitar: Skandali Tahiri-Habilaj vetëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas përfundimit të tyrezës së partive politike ku u vendos krijimi i një fronti të bashkuar opozitar kundër krimit në qeveri. Basha theksoi se skandali i djeshëm që përfshinte ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të lidhur me një grup kriminal që trafikonte drogë, është vetëm maja e ajsbergut të të vërtetave tronditëse për narko-shtetin.

Përgjegjës kryesor të narko-shtetit, Basha bëri kryeministrin Edi Rama, dhe largimin e tij e konsideroi kusht për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë anti-mafia dhe realizimit të reformës zgjedhore.

Deklarata e Bashës:

Nga kjo tryezë kemi dalë me një qëndrim të përbashkët, krijimin e një fronti të bashkuar opozitar kundër krimit. Ftesa qëndron e hapur për çdo parti tjetër politike dhe çdo faktor tjetër shoqëror, në veçanti për intelektualët e këtij vendi, përfaqësuesit e medieve, botës akademike, sepse Shqipëria ndodhet përpara një gremine të vërtetë. Si ndihet dikush që ka denoncuar katër vite me radhë lidhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij me krimin, kur këto faktohen dhe provohen, siç ndodhi me skandalin e djeshëm që është maja e ajsbergut të të vërtetave tronditëse për narkoshtetin dhe drejtuesin e narkoshtetit që është Edi Rama. Këtë pyetje nuk ja bëj vetëm vetes por dhjetëra shqiptarëve të ndershëm, që nga oficerët e ndershëm të policisë, simbol i të cilëve është Dritan Zagani, tek gazetarët kurajoz dhe përfaqësuesit e ndershëm të organizatave jo politike që në katër vite kanë bërë luftë për shembjen e kupolës mafiozo-politike të drejtuar nga Edi Rama. Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të marrëdhënies krim-politik. Kanë provat se autor i kanalizimit të vendit është Edi Rama. Kanë prova se këto para janë përdorur për të blerë zgjedhjet. A mund t’i besohet rendi kësaj kupole mafioze dhe kriminale në pushtet. A mund të ketë çdo shqiptar, i majtë dhe i djathtë, që këtij kryeministri mund t’i besohet zbatimi i reformës në drejtësi. Përgjigjja për çdo shqiptar është jo. Kjo është koha që të marrim vendimin për fatin e çdo shqiptari. Fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e kryeministrit Rama si përgjegjësi dhe drejtuesi i narko-shtetit. Përfituesi i drejtpërdrejt i lidhjeve mafioze të tij dhe ministrave të tij me narko-trafikantët dhe trafikantët e armëve. Fronti opozitar kërkon krijimin e një qeverie anti-mafia dhe të reformës zgjedhore me qëllim shembjen e lidhjeve të krimit me politikën, si e vetmja mënyrë për t’i kthyer legjitimitetin qeverisjes.

Të fundit