Flash News

KRYESORE

Banalitetet e kryeministrit në Parlament, ja dënimet që duhej të merrte Rama sipas “Rregullores së Kuvendit”

Kryeministri Edi Rama ka thyer sot rregulloren e Kuvendit, duke përdorur fjalë banale ndaj deputetit Sali Berisha, teksa fliste në seancën parlamentare.

Rama i ka thënë Berishës, ‘plak i rrjedhur ‘ dhe ‘e dhjese fare’, fjalë të cilat ngjallën reagimin e Flamur Nokës, i cili kërkoi fjalën në Kuvend, për të shpjeguar dhe thyerjen e rregullores nga Ruçi.

Zënia e foltores nga Noka çoi në përjashtimin e tij për 10 ditë, ndërkohë që për Ramën, edhe pas kërkesës së krerëve të grupeve parlamentare, nuk u mor asnjë dënim, ndonëse fjalori i tij ishte shumë banal. Politiko.al zbardh një pjesë të rregullores së Kuvendit, ku paraqiten të gjitha masat disiplinore për deputetët të cilët përdorin fjalë banale. Në këtë rast, masat që duhet të ishin marrë ndaj Ramës. 

 

Të fundit