Flash News

KRYESORE

Ambasador në Athinë apo Shkup? Hoyt Brian Yee më afër kryeqytetit maqedonas

Ambasador në Athinë apo Shkup? Hoyt Brian Yee më afër

Hoyt Brian Yee, diplomati i mirënjohur në Shqipëri dhe në Ballkan, mund të jetë sërish i lidhur me rajonin tonë, thonë burime të Politiko.al në Washington. Ai, sipas të gjitha gjasave, do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, duke zëvendësuar Jess Baily-n. Në korridoret diplomatike të Departamentit të Shtetit emri i Yee lidhej edhe me një transferim të mundshëm në Athinë, por Shkupi duket se do të jetë stacioni i ri ndihmës zv/Sekretarit amerikan të Shtetit.

Kjo, thonë burimet e Politiko, lidhet edhe me suksesin e tij në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve gjatë krziës maqedonase. Në rolin e përfaqësuesit amerikan në Shkup ai do të jetë i pozicionuar mes tri qendrave 'problematike' në Ballkan, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Yee ishte në Beograd javën e shkuar ku i dha një sinjal të fortë udhëheqjes serbe, duke thënë se nuk mund të uleshin në dy karrige në të njëjtën kohë (duke nënkuptuar Moskën dhe Perëndimin).

Hoyt Yee ishte i dërguari amerikan që mundësoi paktin Rama-Basha mbi të ashtuquajturën 'Paketa McAllisterPlus'.

Të fundit