Flash News

KRYESORE

Vladimir Putin: Kush do kontrollojë inteligjencën artificiale, do dominojë botën. Elon Musk: Lufta e tretë filloi…

Vladimir Putin: Kush do kontrollojë inteligjencën artificiale, do

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi të zhvilluar të premten e kaluar me studentët me rastin e fillimit të vitit shkollor, theksoi drejtpërdrejtë se ai që do të arrijë të jetë lider në sektorin e Inteligjencës Artificiale (IA) do të ketë mundësinë të dominojë botën.

“Inteligjenca Artificiale është e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë qenien njerëzore. Kjo sjell mundësi të mëdha, por edhe kërcënime që janë shumë të vështira të parashikohen. Ai që do të bëhet lider në këtë sektor do të jetë sovrani i botës”, deklaroi Putin.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate ka reaguar shefi i kompanive “Space X”, “Tesla” dhe “Boring”, Elon Musk, i cili ka shpërndarë deklaratën e Putin në Twitter me mbishkrimin: “Filloi”.

Më tej ai ka shtuar: “Kina, Rusia, shumë shpejtë të gjitha vendet do kenë shkencë të fuqishme kompjuterike. Gara për superioritet në nivel kombëtar për inteligjencën artificiale mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore. Mund të nisë jo nga një udhëheqës shteti, por nga vetë inteligjenca artificiale, nëse ajo vendos se një goditje parandaluese është rruga drejt fitores”.

Elon Musk ishte një prej 100 ekspertëve të teknologjisë që iu drejtuan me një letër OKB-së për të parandaluar zhvillimin e armëve vdekjeprurëse autonome.

Të fundit