Flash News

KRYESORE

Vasili paralajmëron për ‘nxerrje sekretesh’ nga shërbimet e huaja: Do dalin emra të rëndësishëm nga ofshore të largëta

Vasili paralajmëron për ‘nxerrje sekretesh’ nga

Paralajmërimet për nxjerrje sekretesh të njerëzve me pushtet të lidhura me llogari të pista janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë nga foltorja se shërbimet e huaja do të bëjnë publike emra të rëndësishëm në Shqipëri të lidhura me ofshore të largëta dhe llogari të pista të prodhuara në rrugë korruptive. Ai theksoi se këto të dhëna nuk do të mund të mbulohen me politikë elektorale, por do të shqyrtohen nga drejtësia.

“Kjo foltore këtu ka ngrënë grushta e pëllëmba për të bindur edhe njërën edhe tjetrën duke vënë në kushtet e një paradoksi antagonisht të pakuptueshëm të pashpjegueshëm po me një motiv të fortë i cili është një motiv i pisët i shëmtuar, është një motiv i cili janë shumë më të interesuar dhe e ndjekin me shumë vëmendje vende mike, shërbime partnere të cilët sigurisht në javët dhe muajt që vijnë do bëjnë që këtu të ketë lajme ngjarje që na duken shumë të vogla diskutimet e sotme, do ketë natyrshëm edhe ngjarje që vijnë, përllogari emrash të rëndësishëm nga ofshore të largët ku qofshin këto llogari të pista gjithëfarësh, të prodhuara me rrugë të tjera korruptive, të prodhuara nga plehrat apo jo të lidhura me mekanizma vendesh fqinje apo jo etj., të cilat do të kenë sigurisht përgjigje shumë të rëndësishme, të cilave sdo kemi ne vend tu bëjmë as diskutime demagogji as politikë elektorale por do të jetë pastaj domen i drejtësisë për ti ndjekur”, ka deklaruar Vasili.

Të fundit