Flash News

KRYESORE

Si po zhduken shqiptarët në Mal të Zi, vetëm një nxënës shqiptar në klasën e parë

Si po zhduken shqiptarët në Mal të Zi, vetëm një

Trim Gjonbalaj, 6 vjeç, nis këtë vit klasën e parë, por ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë në Mal të Zi, ai do të ulet në bankë vetëm. 6 vjeçari është i vetmi fëmijë i fshatit Vuthaj, në kufi me Shqipërinë, që nis këtë vit shkollën.

Vuthaj është fshati më i madh shqiptar në rajonin e Plav-Gucisë, me 648 banorë, ndonëse në vitin 1981 aty jetonin 1400 banorë.

E njëjta situatë është edhe në klasat e tjera të këtij fshati. Nga klasa e parë deri në të katërtën mësojnë vetëm nëntë nxënës.

Klasa e I-rë 1 nxënës, në klasën të II-të 2 nxënës, në klasën e III-të 4 nxënës, në klasën të IV-të 2 nxënës.

Në të gjithë shkollat shqipe në Mal të Zi, numri i nxënësve shqiptare po njeh vetëm rënie, kryesisht për shkak të emigrimit. Të pakta janë ato klasa (në gjimnaze dhe fillore) që kanë më shumë se 20 nxënës.

Të fundit