Si ndryshoi qëndrimi i PS për Unazën e Madhe të Tiranës, sot e quajnë vepër të tyren

Si ndryshoi qëndrimi i PS për Unazën e Madhe të Tiranës, sot e quajnë vepër të tyren

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikur ditën e sotme një foto ku tregohen se si ka ndryshuar qëndrimi i PS-së që nga projekti i PD-së në 2011 për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.

Lajmi në shtator flet për hapjen e Unazë së Madhe nga Erion Veliaj dhe Pandeli Majko, ndërsa ai i 2011 flet për protestën e deputetëve të PS-së kundër prishjes së një pjese të kopshtit botanik për hapjen e Unazës së Madhe.

“Kontributi dhe dyfytyrësia e PS me Unazën e Madhe të Tiranës, projekt i PD që filloi në 2011!”, shkruan në “Facebook” ish-kryeministri.

Ndërsa në fund ish-kryeministri ka shënuar diçka.

“Vihet në hall edhe militanti i PS: a të besojë Veliaj dhe Majko në 2017 kur thonë se Unaza e Madhe është segment tepër i rëndësishëm apo të besojë Shalësin dhe Baren që protestonin kundër Unazës së Madhe në 2011”.

Unaza e Madhe u hap të shtunën e 9 shtatorit nga Erion Veliaj dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

COMMENTS

error: Content is protected !!