Flash News

KRYESORE

“SHBA na ka shpallur luftë”, ministri i Jashtëm i Koresë paralajmëron nga OKB nisjen e luftimeve

“SHBA na ka shpallur luftë”, ministri i Jashtëm i

Lufta mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut  nuk ka qenë kurrë më pranë se sot. Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se të gjitha opsionet tashmë janë në tavolinë, ndërsa theksoi se Uashingtoni i ka shpallur luftë vendit të tij.

“Që kur SHBA i shpalli luftë vendit tonë, ne kemi të drejtën të ndërmarrim çdo kundërmasë të nevojshme, përfshirë të drejtën për të rrëzuar bombarduesit strategjik të SHBA-së edhe nëse ata nuk janë brenda kufijve tanë ajror”, ka deklaruar ministri koreano-verior në Asamblenë e OKB.

Më tej ai shtoi: “Trump pretendoi se drejtuesit tanë nuk do e kenë shumë të gjatë. Ai i ka shpallur luftë vendit tonë”.

Këto deklarata konfirmojnë se Pehniani tashmë është mobilizuar për të nisur një luftë me amerikanët, ndërkohë ka paralajmëruar testimin e një bombe me hidrogjen, e cila është disa herë më e fuqishme se bomba bërthamore e hedhur në Hiroshima.

Të fundit