Flash News

KRYESORE

Riorganizimi i LSI-së, Luan Rama: Këto janë deputetët me postet e reja në Grupin Parlamentar

Riorganizimi i LSI-së, Luan Rama: Këto janë deputetët me

Luan Rama i LSI, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj force politike, në një deklaratë për median ka bërë të ditur se si do të organizohet Grupi i ri Parlamentar.

Rama bëri me dije se kryetari i ri i Grupit Parlamentar të LSI-së do të mbetet Petrit Vasili. Grupi Parlamentar i LSI-së do të ketë dy nënkryetarë,  Klajda Gjoshën dhe Përparim Spahiun.

Po ashtu kryesia e LSI-së ditën e sotme vendosi sekretare të LSI- Nora Malajn, ndërsa zëdhënëse deputeten e re Floida Kërpaçin.

PJESË NGA FJALA E LUAN RAMËS:

Kryesia e LSI në mbledhjen e sotme, mori disa masa të karakterit organizativ për të nisur një proces të ri riorganizimi me qëllim që të përshtatemi më mirë dhe të jemi në tërësi të rolit në opozitë duke ofruar një alternativë opozitare, qytetare,  moderne, përballë atij modeli arkaik dhe të kontestuar shpeshherë pasi ne e konsiderojmë vendin tonë si opozitë, si një opozitë të rëndësishme.

Pesha dhe shkalla e përqëndrimit dhe përmbushjes së detyrimit për të i'u përgjigjur interesit qytetar është e rëndësishme.

Ne do të nisim për të përkthyer apo riorganizuar në modelet e përfaqësimit, kontributet dhe angazhimin e njerëzve tanë.

Pa dyshim një rol të rëndësishëm ka Grupi Parlamentar, i cili është jo vetëm më shumë në numër, por edhe përfaqësimi me kualitete për të bërë të mundur angazhimin që ka opozita shqiptare.

Kryesia rekomandoi 2 nënkryetarë të grupit, Klajda Gjoshën dhe Parim Spahiun.  Sekretare do jetë Nora Malaj. Zëdhënëse do jetë deputetja Floida Kërpaçi.

Kryesia vendosi të vazhdojmë traditën shumë të mirë, të krijuar me veprimtari në shërbim të komunitetit.

Të fundit