Flash News

KRYESORE

Raporti i OSBE për zgjedhjet, Astrit Patozi: U ka dhënë hakun të dy strategëve të 18 majit

Raporti i OSBE për zgjedhjet, Astrit Patozi: U ka dhënë hakun

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar për raportin e zgjedhjeve të 25 qershorit, të publikuar nga OSBE. Patozi ka thënë se ky raport u ka dhënë hakun dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit, duke iu referuar Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Sipas Patozit, “timonierin" e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme”.

Në raportin e OSBE-së thuhej se vota e qytetarëve ishte deformuar.

Reagimi i Astrit Patozit:

SECILIT HAKUN

Ky raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse duket më i ftohtë dhe indiferent se pararendësit, ngjan t'u ketë dhënë hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit.

"Timonierin" e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, pavarësisht se ai mund t'i gëzojë frutet e saj edhe me cenet e vëzhgimit.

Ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme.

Ndoshta me të drejtë, se nuk mund të ketë gjyq, kur nuk ka padi. Dhe nuk mund t'i kërkosh asnjëherë gjykatësit të ankohet më shumë se paditësi .

Ju kujtohet besoj që Lulzim Basha nuk pati asnjë kontestim derisa zgjedhjet përfunduan dhe doli rezultati.

Raporti i OSBE, reagon Lulzim Basha: Konfirmohet se vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble

Të fundit