Rama e la jashtë qeverisë, çfarë thotë Mimi Kodheli pasi i dorëzoi postin Olta Xhaçkës

Rama e la jashtë qeverisë, çfarë thotë Mimi Kodheli pasi i dorëzoi postin Olta Xhaçkës

Mimi Kodheli u la jashtë qeverisë “RAMA 2”, ndërsa sot i ka dorëzuar postin Ministres së  Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Por siç duket, largimi nga Forcat e Armatosura e ka prekur ish-ministren, e cila me anë të një statusi në faqen e saj zyrtare në “facebook” ka shprehur falenderimet për burrat e gratë që janë nën uniformë.

“Nuk do të gjej dot fjalët e duhura (e megjithatë do të vazhdoj të flas a shkruaj, sa herë që kjo mundësi të më jepet) për t’ju përshëndetur e falenderuar të gjithëve një e nga një, ju gratë dhe burrat nën uniformë.
Unë thjesht dhe vetëm mbetem krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë! Ju falenderoj për shërbimin që i jepni Atdheut!”, shprehet Kodheli.

COMMENTS

error: Content is protected !!