Flash News

KRYESORE

Pasi përfundoi takimin me Metën, Fleckenstein i shkon në zyrë Ruçit. Zbulohet axhenda e eurodeputetit

Pasi përfundoi takimin me Metën, Fleckenstein i shkon në

Ka përfunduar takimi i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein me  ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin dhe presidentin Ilir Meta.

Vizita e Fleckenstein në Tiranë ishte e paparalajmëruar më herët dhe zgjati vetëm 45 minuta. Mësohet se në fokus të bisedës së takimit qe avancimi i reformave gjithëpërfshirëse me dakordësinë e pozitës dhe opozitës.

Mësohet gjithashtu se Fleckenstein do zhvillojë takime të mëtejshme  për t'u njohur me programin e qeverisë për integrimin dhe institucionet e reja të krijuara pas shkrirjes së Ministrisë së Integrimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Pas përfundimit të takimit të takimit me Metën, mësohet se Fleckenstein i ka shkuar në zyrë kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi. Më vonë eurodeputeti do të zhvillojë një takim me Ramën dhe më pas me Bashën.

Të fundit