Flash News

KRYESORE

Një orë para nisjes së Kuvendit, deputeti i ri i PD-së: Nuk e pranoj...

Një orë para nisjes së Kuvendit, deputeti i ri i PD-së: Nuk

Deputeti i ri i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar një orë përpara nisjes së Kuvendit, duke përkujtuar kryengritjen e Postribës, ku komunistët në vitin 1946 vranë pa gjyq 78 burra.

 Spahia shprehet se sot pas 71 vitesh përulet me respekt përpara veprës së atyre trimave, por nuk pranon dot që bijtë e komunistëve të drejtojnë Shqipërinë me paratë e krimit.

Reagimi:

Me nderim te thelle perkujtojme sot kryengritjen e Postribes, te dt 9 shtator 1946. Pas kesaj revolte u vrane pa gjyq 78 burra, u internuan familjet e tyre me femije te vegjel, u dogjen e u sekuestruan shtepite dhe pasurite. Terrori komunist u shfaq ne formen me te plote ne Shkoder, sepse gjithcka malinje komunizmi perfaqesonte binte ndesh me kulturen, traditen e mentalitetin e ketij qyteti. E sot 71 vjet me pas ndersa perulem me respekt perpara vepres te ketyre trimave nuk mund te pranoj qe bijte e drejtuesve me famekeq komunist te drejtojne vendin pasi blene votat me parate e krimit dhe mashtruan shqiptaret, duke rrezikuar te ardhmen europiane te te gjitheve.

Të fundit