Mblidhet sot qeveria “Rama 2”, zbulohen vendimet që do të miratohen

Mblidhet sot qeveria “Rama 2”, zbulohen vendimet që do të miratohen

E drejtuar nga Edi Rama, qeveria e re mblidhet për herë të parë sot pas dekretimit të saj nga Presidenti.

Mbledhja do të bëhet pas cermonisë së betimit para Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në rend të ditës do të ketë 20 pika.

 Në mbledhjen e sotme pritet të ngrihet komisioni i posaçëm shtetëror për organizimin e veprimtarive në kuadër të vitit të Skënderbeut.

Një vendim tjetër që pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë do të jetë një miratim fondesh për SHBA-në për të prekuarit nga “Irma”.

 Në këtë mbledhjë gjithashtu do të miratohen dhe certifikatat që do të sjellin lehtësim të burokracive administrative, si dhe një vendim tjetër për godinën e Bashkimit të Shkrimtarëve.

Miratim i rregullave dhe përmirësimi i shërbimeve publike elektronike dhe miratimi i procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik do të jenë dy vendime të tjera të qeverisë “Rama 2”.

 Strukturat e organeve të reja të vetingut pritet të kenë dy godina të reja pas vendimit që do të merret sot nga mbledhja e Këshillit të Ministrave

COMMENTS

error: Content is protected !!