Lady Gaga na tregon për sëmundjen e saj, ajo nuk ka shërim por vetëm kurohet

Lady Gaga na tregon për sëmundjen e saj, ajo nuk ka shërim por vetëm kurohet

Rreth 6 vite më parë, Lady Gaga ka deklaruar  se vuante nga një sëmundje, por pa dhënë shpjegime të tjera apo se sa serioze është ajo. Ajo fletë për herë të parë rreth shëndetit të saj duke na treguar se vuan nga fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje, gjumë, humbje kujtese dhe luhatje të humorit).

Aktualisht Gaga ndodhet në Toronto për premjerën e një filmi dokumentar për jetën e saj  i cili do të transmetohet në Netfilx në kuadër të Toronto Film Festival, të quajtur “Gaga: Five Foot Two” ku ka rrëfyer jetën e saj, performancën në Super Bowl në muajin shkurt dhe luftën me sëmundjen kronike.

 “Shpresoj që njerëzit të cilët do shohin dokumentarin tim dhe të gjithë ata që vuajnë nga një sëmundje kronike ta kuptojnë se nuk janë vetë”, u shpreh Gaga gjatë fjalimit para premierës në Toronto.

COMMENTS

error: Content is protected !!