Kukës, familjet me ndihmë ekonomike, lekë borxh për blerjen e teksteve shkollore

Kukës, familjet me ndihmë ekonomike, lekë borxh për blerjen e teksteve shkollore

Në Kukës familjet që janë të përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike kanë që prej muajit gushtë që nuk paguhen. Fillimi i vitit të ri shkollor i ka bërë ata që të vihen në vështirësi për blerjen e teksteve shkollore.

Prindërit e këtyre familjeve janë detyruar të marrin para borxh për të nisur kështu fëmijët e tyre në shkollë pasi mos  pajisja e fëmijëve  me tekste i lë ata jashtë orës së mësimit, raporton Top-Channel.

Paketa e teksteve për shkollat e mesme kushton 12 mijë lekë ndërkohë që një familje kuksiane merr maksimalisht  5 mijë leke ndihmë ekonomike në fund të muajt. Pavarësisht rimburësimit të librave, kjo vonesë i ka vënë shumë në vështirësi këto familje.

COMMENTS

error: Content is protected !!