Konflikt për pronat, Refik Halili godet me grushta mjekun Preza

Konflikt për pronat, Refik Halili godet me grushta mjekun Preza

Mëngjesin e sotëm, President i klubit të Tiranës, Refik Halili është konfliktuar me mjekun Krenar Preza.

Halili ka goditur me grushte mjekun Preza pas disa konfliktesh që kanë patur për motive pronësie, pasi Preza i kishte dhënë truallin në bazë të një marrëveshjeje të cilën Halili nuk e ka zbatuar.

Sipas procesverbalit të përmbaruesit, Halili duhej t’i dorëzonte Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës si dhe një shumë të konsiderueshmë në euro.

Përmbaruesi dhe Preza kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por janë konfliktuar me Halilin i cili i ka goditur me grushte.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë sapo mori njoftimin për të sqaruar ngjarjen, ndërsa Krenar Preza ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës.

COMMENTS

error: Content is protected !!