Flash News

KRYESORE

Kim Jong Un i përgjiget ashpër Trump: Do e paguash shtrenjtë fjalimin tënd

Kim Jong Un i përgjiget ashpër Trump: Do e paguash shtrenjtë

Pas deklaratës së Donald Trump në Asamblenë e Kombeve të bashkuara, se nëse Koreja e Veriut cënon aleatët e tij do e shkatërrojë , ka reaguar diktatori Kim Jong Un.

Jong shprehet tejet i prerë dhe i bindur se deklarata e Trump e ka bërë të kuptojë se rruga që ka nisur, me zhvillimin e armëve kimike, është ajo e duhura.

 “Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se rruga që kam zgjedhur është ajo e duhura dhe e vetmja që do të ndjek deri në frymën time të fundit. Tani që Trump mohoi ekzistencën dhe më ofendoi mua dhe vendin tim në sy të Botës përmes deklaratave më të egra për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja e Veriut po konsideron masat më të forta dhe të rrepta si kundërpërgjigje për ta detyruar Donald Trump të paguajë shtrenjtë për fjalimin e tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e shpërndarë nga KCNA.

Të fundit