Këto 6 fruta na ndihmojnë të kemi lëkurë plot jetë

Këto 6 fruta na ndihmojnë të kemi lëkurë plot jetë

Të kujdesesh për lëkurën që ajo të jetë e shëndetshme dhe plotë jetë nuk kërkon shumë punë apo shumë shpenzime.  Shpeshherë ajo bëhet shumë e yndyrshme e ndonjëherë shumë e thatë. Kujdesi për të duhet të jetë maksimal e jo vetëm në stinën e verës atëherë kur  ekspozohet më shumë.

Më poshtë janë radhitur 6 lloje frutash të cilat duhet të konsumojmë çdo ditë për të arritur perfeksionimin e lëkurës

1.Boronicat: Boronicat,njohur ndryshe si diamanti blu, janë ndër frutat që nuk duhet të mungojnë kurrë në regjimin tuaj ushqimor. Boronicat janë të pasura me antioksidantë, fibra, vitamina A dhe C të cilat jo vetëm mbrojnë organizmin nga veprimi i radikaleve të lira, por janë një aleat i shkëlqyer bukurie edhe për lëkurën.

2.Molla: Një mollë në ditë, mban dermatologun larg për një vit. Ndoshta nuk e kishit menduar më parë, por molla është gjithashtu një tjetër frut që mbron lëkurën. Ju këshillojmë të zgjidhni mollë të kuqe pasi përmbajnë sasi të mëdha kolagjeni që ndihmon në elasticitetin e lëkurës.

3.Shalqiri: Sapo ka nisur zyrtarisht faza e mbretit të kuq, shalqirit, frutit të shijshëm që i bën akoma më të ëmbla ditët tuaja. Shalqiri përbëhët nga thuajse 90% ujë , çka e kthen në aleatin kryesor për të mbajtur sa më të hidratuar lëkurën.

4.Bananet: Bananet janë një depo e vërtetë e postasit, mineralit të çmuar që ju ndihmon të mbani lëkurën sa më të hidratuar dhe parandalon thatësinë e saj në pjesë të ndryshme të trupit si tek gjunjtë, bërryla etj.

5.Luleshtrydhet: E kush do të mund t’i rezistonte një pjate me luleshtrydhe ? Fruti magjik i pyllit, por edhe ballkonit është një ndër aleatët më të mirë të bukurisë. Luleshtrydhja ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe sasi të larta të acidit elagjik, i cili lufton rrezet e dëmshme të diellit UVA dhe rrudhat e parakohshme.

6.Shega: Ashtu si luleshtrydhet dhe boronicat, edhe shega ka në përmbajtjen e saj shumë antioksidantë dhe përbërës me veti anti-plakje që stimulojnë rigjenerimin e qelizave të lëkurës, shpjegon “Living”.

COMMENTS

error: Content is protected !!