Flash News

KRYESORE

Julian Assange për referendumin në Katalonjë: Jemi dëshmitarë të luftës së parë botërore të internetit

Julian Assange për referendumin në Katalonjë: Jemi

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange beson se situata e krijuar nga referendumi për pavarësinë e Katalonjës mund të përshkruhet si rasti i parë i luftës botërore të internetit.

“Lufta e parë e internetit në botë ka nisur në Katalonjë, atje ku njerëzit dhe qytetarët po e përdorin (internetin) për të organizuar referendumin e së dielës për pavarësi. Ndërkohë, agjencitë e inteligjencës spanjolle janë duke sulmuar dhe po ngrijnë linjat e telekomunikacionit, po censurojnë me qindra portale dhe kështu me radhë”, është shprehur Assange.

Ai ka ka thënë se ajo që po ndodh në rajonin autonom të Spanjës “është konflikti më i rëndësishëm në Perëndim midis një kombi dhe një shteti që prej rënies së murit të Berlinit”, por kjo po ndodh me stilin e shekullit të ri.

Të fundit