Ina Zhupa ‘i përvishet’ Saimir Tahirit: Sot duhet të ishe prapa hekurave, së bashku me Edi Ramën

Ina Zhupa ‘i përvishet’ Saimir Tahirit: Sot duhet të ishe prapa hekurave, së bashku me Edi Ramën

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas fjalimit në Kuvend të deputetit të PS, Saimir Tahiri, i cili lëshoi akuza të forta në drejtim të kreut të opozitës.

Zhupa shprehet se nuk mund të japë leksione drejtësie ministri i parë në historinë e Shqipërisë që është shkarkuar me urdhër të partnerëve strategjikë si kreu i narkotrafikut. Ajo thekson se Tahiri duhet të ishte sot prapa hekurave për për shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës, së bashku me kryeministrin Edi Rama, të cilin e bën përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit 2011-të.

Reagimi:

Ministri i Brendshëm, i cili është i pari në historinë e Shqipërisë që është hequr me urdhër të partnerëve strategjik si kreu i narkotrafikut, i cili është ministri që përdori makinën e tij për transport marijuane të japë leksione drejtësie!!!!!!

Ndodh vetëm me Sajmir Tahirin.

Nëse ka një njeri që duhet të ishte në burg për 21 janarin është Edi Rama, që për pushtetin e tij ishte gati të sakrifikonte këdo qytetar të këtij vendi, me uniformë ose pa uniformë, dhe vete u fsheh si struci. Dhe nëse ka një njeri që duhet të ishte prapa hekurave për shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës, ai është Sajmir Tahiri.

Ndaj kini me shumë respekt për ata njerëz dhe familjarët e tyre, dhe mos i përdhosni sa herë ju duhen për të shpëtuar veten dhe për kapital politik.

COMMENTS

error: Content is protected !!