Flash News

KRYESORE

Financimi i vetting-ut, Basha thirrje Ramës: Ndaje mendjen, o me bandat, o me drejtësinë

Financimi i vetting-ut, Basha thirrje Ramës: Ndaje mendjen, o me bandat, o

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për mediat ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për sabotim të procesit të vetting-ut.

Basha e konsideroi absurd justifikimin e qeverisë se nuk po gjenden para për të financuar komisionet e vetting-ut, ndërsa akuzoi Ramën se paguan një ‘ushtri sharës profesionitë’ brenda Kryeministrisë.

“Edi rama ka vendosur që ta sabtojë që në hapin e parë procesin e vetting-ut. Mazhoranca ka shkurtuar me 40% kërkesat e komisioneve të vetting-ut. Rama paguan më shumë njerëz në Kryeministri sesa paguan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Qindra miliona euro hidhen ditë për ditë për procese që nuk i shërbejnë qytetarëve, ndërsa për procesin e vetting-ut nuk gjenden para për këshilltarët e atyre që do bëjnë vetting-un. Të enjten grupi parlamentar do të propozojë në seancë amendamentet për të mbështetur kërkesat e antarëve të komisionit të vettingut”, tha Basha.

Kryeopozitari kërkoi nga kreu i qeverisë që të ndajë mendjen dhe të zgjedh mes bandave dhe drejtësië, pasi të dyja bashkë nuk qëndrojnë.

“Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Të dyja nuk rrijnë me një vend, kaq e kupton çdo shqiptar. O me bandat, o me drejtësinë”, u shpreh Basha.

Sa i përket reformës zgjedhore, Basha u shpreh i gatshëm të ulet në bisedime me Ramën, megjithatë theksoi se procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me aleatët e PD-së dhe qytetarët.

“Ne do të kemi projektin tonë që do të vijë pas një procesi konsultimi me aleatët politikë dhe qytetarët, që t’i japim qytetarëve një sistem zgjedhor që i vendos ata në qendër dhe jo bandat dhe kriminelët”, deklaroi kreu i PD-së.

Të fundit