Erdogan flet hapur për partinë-shtet: Fati i shtetit ndërthuret me fatin e partisë

Erdogan flet hapur për partinë-shtet: Fati i shtetit ndërthuret me fatin e partisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka bërë një deklaratë për lidhjen e partisë së tij me shtetin turk, që pritet të ngjallë reagime jo vetëm brenda vendit, por edhe në Europë.

Në takimin e krerëve të qeverisë lokale nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, presidenti turk Erdogan kërkoi nga zyrtarët e partisë që të angazhohen maksimalisht në fitoren e shumicës parlamentare në zgjedhjet e 2019-ës.

Erdogan theksoi se fati i shtetit truk ndërthuret me fatin e partisë së tij dhe fitorja e saj është fitore e të gjithë Turqisë.

“Suksesi i Partisë AK është dhe suksesi i popullit të Turqisë. Në rast të dështimit tonë, më besoni se problemi më i vogël do të ishte nëse AK Partia humb pushtetin. Dështimi i Partisë AK do të nënkuptonte dështimin e shumë shanseve të mëdha për Turqinë dhe humbjen e asaj që tashmë është arritur. Ne po kalojmë në një periudhë në të cilën ndërthuret fati i partisë dhe shtetit tonë. Mos harroni, fitorja e Partisë AK është fitorja e Turqisë dhe fitorja e Turqisë është fitorja e Partisë AK. Prandaj duhet të kujdesemi për të gjithë popullin tonë”, raporton Anadolu Agency fjalët e Erdogan.

Presidenti akuzoi opozitën turke se gjithnjë e më shumë po qëndron në radhët e terroristëve dhe armiqve të vendit.

COMMENTS

error: Content is protected !!