Flash News

KRYESORE

Endira Bushati përgjon mbledhjen e Kryesisë, kërkon të nxehë Bashën, por përgjigjja e kryetarit e lë në heshtje (Audio)

Endira Bushati përgjon mbledhjen e Kryesisë, kërkon të

Endira Bushati ka bërë një gjest aspak politikisht korrekt kur ka përgjuar mbledhjen me dyer të mbylluara të Kryesisë së Partisë Demokratike. Në audion e publikuar nga ‘Respublica’, Bushati dëgjohet teksa kritikon kryetarin Lulzim Basha për mënyrën e drejtimit të partisë, marrëveshjen e 18 majit dhe rizgjedhjen në krye të PD-së.

Bushati është munduar të ngacmojë Bashën, me qëllim për ta nxehur, por replika e qetë e kryetarit e ka lënë në heshtje ish-drejtuesen e AMA-s.

Basha pranoi se statuti i PD-së është shkelur disa herë tre vitet e fundit, por ky sipas tij nuk është problemi më i madh i partisë. Ai i kërkoi Bushatit dhe të gjithë demokratëve që të bashkohen për të ringritur partinë dhe për ta bërë atë më demokratike.

 

Të fundit