Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Pse nuk i lejohet Gramoz Ruçit të shkelë në tokë amerikane? Arsyeja ju dha Fatos Nanos në një takim në Departamentin e Shtetit në vitin 2005

Ekskluzive/ Pse nuk i lejohet Gramoz Ruçit të shkelë në

Dje ambasadori amerikan, Donald Lu, nuk ishte i pranishëm në seancën e betimit të Kryetarit dhe deputetëve të rinj dhe hapësen e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Romana Vlahutin ngjante 'jodemethënëse' në krah të dy burrave që nuk e kanë peshën e ambasadorëve amerikanë në Tiranë.

Mungesa e Donald Lu ishte e pritshme.

Ai 'certifikon' një informacion që lëviz prej vitesh në korridoret politike e mediatike të Tiranës: faktin se Gramoz Ruçit nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpjekjet për ta fshirë këtë njollë në biografinë politike të Gramoz Ruçit në raport me partnerin e madh gjeostrategjik, janë të vjetra. Një burim i rezervuar i tha Politiko.al se ka qenë Kryeministri Fatos Nano që u ka kërkuar amerikanëve 'sqarime' mbi shpalljen e Ruçit si 'persona non grata'.

Përgjigja i ka ardhur zyrtarisht në një takim dypalësh në Departamentin e Shtetit në vitin 2005.

Ruçi është i përjashtuar nga mundësia e marrjes së vizës amerikane për shkak të 'përfshirjes në trafikimin e qenieve njerëzore'. 'Non eligibile', ishte përgjigjia e thatë amerikane, që nuk ka ndryshuar që atëherë.

Me këtë fakt 'kureshtja' dhe lobimi i Fatos Nanos u mbyll.

12 vjet më vonë, i padëshiruari i Washington-it bëhet kryetar i parlamentit shqiptar.  

Të fundit