E qëllimshme apo ngatërresë? Rama betohet para Metës, por jo mbi Kushtetutë

E qëllimshme apo ngatërresë? Rama betohet para Metës, por jo mbi Kushtetutë

Në Presidencë sapo është kryer betimi i qeverisë së re, i cili ka nisur me betimin e kryeministrit Edi Rama.

Rregulli e do që çdo anëtar i qeverisë së re të vendos dorën mbi Kushtetutë dhe të betohet. Ndërkohë  ajo që pamë nga kryeministri ishte vetëm një “betohem” e fjetur para presidentit Ilir Meta, por mungoi vendosja e dorës mbi Kushtetutë. E qëllimshme apo jo shmangia e Kushtetutës, këtë vetëm Rama mund ta thotë.

Pas tij vijuan të betoheshin ministrat e tjerë duke zbatuar rregullin kryesor të aktit të betimit.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!