E pazakontë, 12 majmunëve u pushon zemra, sepse u trembën nga tigri

E pazakontë, 12 majmunëve u pushon zemra, sepse u trembën nga tigri

Në një pyll në Indi, disa banorë vendas kanë gjetur të ngordhur 12 majmunë. Sipas veterinerëve majmunët kanë ngordhur në të njëjtën kohë për shkak se janë frikësuar nga ulërima e një tigri. Fillimisht u supozua se majmunët janë  helmuar, por pas ekzaminimeve u zbulua se ata kishin pësuar të gjithë infarkt në të njejtën kohë.

Hetimet u drejtuan nga disa veterinerë në Kotwali Mohammadi, një zonë që ndodhet në veri të Uttar Pradesh.

Veterineri Sanjeev Kumar tha se, “Është e konfirmuar që majmunët kanë vdekur për shkak se kanë pësuar arrest kardiak. Ata mund të kenë vdekur për shkak të ulërimës së një tigri pasi kalojnë shumë në këtë zonë.”

Por disa ekspertë të kafshëve të egra e kanë kritikuar idenë se majmunët kanë vdekur nga infarkti dhe mendojnë se me shumë gjasa kanë vdekur nga një infeksion.

 “Majmunët janë kafshë të egra dhe nuk vdesin në këtë mënyrë. Ata mund të kenë vuajtur nga disa infeksione prej të cilave kanë ngordhur,” tha për “The Times of India” Veterineri Brijendra Singh.

 

COMMENTS

error: Content is protected !!