Flash News

KRYESORE

Dhuna në emision, deputeti i ‘VV’-së përfundon në paraburgim

Dhuna në emision, deputeti i ‘VV’-së përfundon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pasi mbrëmë në një debat televiziv u përfshi në konflikt fizik me deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV-së është dërguar në ambientet e paraburgimit. “Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim për shkaktim të lëndimit trupor”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja Ahmeti tha se për këtë rast, në orët në vijim do të lëshohet një raport i detajuar nga policia.

Olti Curri mbështet deputetin e ‘VV’: I lumtë dora që i ra pseudogazetarit

Të fundit