‘Danas’: Mbledhje e përbashkët e qeverive të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë

‘Danas’: Mbledhje e përbashkët e qeverive të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë

Qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë së shpejti një mbledhje të përbashkët, raporton gazeta serbe ‘Danas’, e cila citon burime diplomatike.

“Kjo mbledhje është tashmë e përgatitur duke marrë parasysh edhe projektin e filluar në kuadër të Procesit të Berlinit. Ka shenja se kjo mbledhje do të zhvillohet shumë shpejtë”, ka thënë një diplomat në kushtet e anonimatit për gazetën serbe.

Më tej ai ka shtuar: “Beogradi, Tirana dhe Prishtina do të përfitojnë nga projektet e përbashkëta. Është normale që takime të tjera të zhvillohen në të ardhmen”.

Ndërkohë, nuk është bërë i ditur vendi ku do të zhvillohet mbledhje dhe nëse shtetet do të prezantohen me simbolet e tyre zyrtare.

COMMENTS

error: Content is protected !!