Bien ‘perandoritë e mediave’, Vilma Nushi dhe Tom Doshi rikthehen në listën e 10 më të pasurve në Shqipëri

Bien ‘perandoritë e mediave’, Vilma Nushi dhe Tom Doshi rikthehen në listën e 10 më të pasurve në Shqipëri

Instituti Europian Pashko, pjesë e Iniciativës Europiane për Edukim (EEI) dhe Botimet Mapo, publikuan sot studimin për “super të pasurit” shqiptarë gjatë vitit 2016. Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në vend bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit.

Sipas Kryeredaktorit të gazetës Mapo, Arion Sulo, ky bashkëpunim vijon në vitin e 4-ët dhe është u ngjashëm me studimet ndërkombëtare për komunitetin e super të pasurve. Sipas tij, edhe në Shqipëri ky komunitet dhe dinamikat e tij, përfaqësojnë as më pak e as më shumë, por trendet e ekonomisë vendase dhe performancën e saj kundrejt kushteve aktuale.

Drejtori Ekzekutiv i IEP-së, Besart Kadia, tha se ky studim bëhet me qëllim përafrimin sa më të madh ndaj realitetit dhe duke u bazuar vetëm tek deklarimet e bilanceve në QKB dhe strukturat aksionmbajtëse, studimi për vitin që shkoi u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë.

Metodologjia e aplikuar kësaj here ka mbajtur parasysh dhe është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve në QKB: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto.

Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë.

Ndërsa fitimi i realizuar është indikatori thelbësor i dinamikës së performancës sipërmarrëse të këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, secilit komponent, gjatë analizës së bërë i është atashuar një peshë specifike e barazpeshuar prej 50% secilit, me qëllim identifikimin sa më të thjeshtuar dhe kuptimplotë të ecurisë së vetë komunitetit të super të pasurve në Shqipëri për vitin 2016.

Si rezultat i kësaj analize, konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit si më poshtë;

1-            Samir Mane

2-            Shefqet Kastrati

3-            Vasil Naçi

4-            Behar Çukaj

5-            Tom Doshi

6-            Rrok Gjoka

7-            Grigor Joti

8-            Idajet Ismailaj

9-            Vilma Nushi

10-          Pëllumb Salillari

Nga një analizë e thjeshtë empirike, vërehet se aktivitetet kryesore të tyre janë investimet, tregëtia e karburanteve dhe prodhim/distribucioni. Natyrisht, zëri investime shtrihet në fusha nga më të ndryshmet dhe është komponent kryesor përbërës edhe për sipërmarrësit e karburanteve.

Po kështu, renditja sipas performancës së ponderuar mes kapitalit neto dhe fitimit të realizuar ka konsoliduar për të dytin vit radhazi grupin e 4 sipërmarrësve të parë edhe për vitin e shkuar.

Ndërkohë që në top-10 futet vetëm 1 sipërmarrëse femër me predominancë të theksuar të sipërmarrësve meshkuj.

Krahasuar me një vitë më parë, pronarët e ‘perandorive të mediave’ nuk ndodhen në listën e 10 më të pasurve. Artan Dulaku (Vizion Plus), Vjollca Hoxha (Top Media) dhe Irfan Hysnebelliu (News 24) nuk ndodhen më në pozicionin e gjashtë, tetë dhe dhjetë.

Ndërkohë, në listë janë rikthyer biznesmenët Vilma Nushi, Rrok Gjoka dhe politikani Tom Doshi, ndërsa hyrja e re është Pëllumb Salillari.

Studimi sjell dhe një renditje të përgjithshme të ‘top-30’ sipas tabelës së mëposhtme, ku baza e përllogaritjes është ponderimi 50/50 Kapital Neto dhe Fitim i Realizuar.

COMMENTS

error: Content is protected !!