Anëtarët në komisionet e Kuvendit, publikohen emrat e deputetëve të LSI-së

Anëtarët në komisionet e Kuvendit, publikohen emrat e deputetëve të LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë të ditur emrat e deputetëve që do të emërohen në komisionet e përhershme të Kuvendit. Partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka propozuar Petrit Vasilin në krye të Komisionit të Shëndetësisë, ndërsa kryetarja është propozuar për të qenë pjesë e Komisionit për Politikën e Jashtme, raporton Politiko.al.

Më poshtë deputetët e propozuar për komisionet:

Komisioni i Ligjeve – Nasip Naço

Komisioni i Ekonomisë – Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu, Gledion Rehovica

Komisioni i Shëndetësisë – Petrit Vasili (Kryetar), Vangjel Tavo, Floida Kerpaci, Nora Malaj

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese – Lefter Koka, Robert Bitri, Agron Çela, Edmond Panariti

Komisioni për Edukimin – Shezai Rrokaj, Kejdi Mehmetaj

Komisioni për Politikë të Jashtme – Monika Kryemadhi

Komisioni i Sigurisë – Endrit Braimllari

Komisioni i Integrimit – Klajda Gjosha.

COMMENTS

error: Content is protected !!