Flash News

KRYESORE

Rekordi i Trump, në 8 muaj si president ka kërcënuar 3 shtete me luftë

Kur të gjithë i kanë sytë në gadishullin Korean, në lindjen e largët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar Venezuelën me luftë, duke shpërqëndruar opinionin ndërkombëtar. Trump është shprehur se është i mundshëm opsioni i ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë, për shkak të përplasjeve të përgjakshme politike që kanë përfshirë vendin.

Në vetëm tetë muaj që është betuar si president i SHBA-së, shteti i Amerikës së Jugut është i treti në radhë që kërcënohet me luftë nga Donald Trump.

Siria ishte vendi i parë që u godit nga raketat amerikane me urdhër të Trump, pas sulmit me armë kimike mbi civilët. Në muajn qershor, ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley paralajmëroi Bashar Al Assad se nëse do të përsëriste veprimin do ta paguante së bashku me ushtrinë e tij.

Tashmë situata më kritike ndodhet në lindje, atje ku Uashingtoni kërcënon me luftë Korenë e Veriut nëse kjo e fundit nuk tërhiqet nga përpjekjet për ndërtimin e bombës bërthamore.

Megjithatë, ndonëse Trump po lufton ashpër në tre fronte të ndryshme, ekspertët nuk e parashikojnë të afërt hyrjen e SHBA-së në luftë me këto tre shtete.

Të fundit