Flash News

KRYESORE

Rama ‘njeh’ ministrat teknikë në përfundim të mandatit të tyre

Që kur janë emëruar ministrat teknik, të propozuar nga PD-ja, kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje të Qeverisë, ndërsa ka pranuar publikisht se nuk ka kontakte me ta.

Rama i shpërfilli ministrat teknikë përgjatë gjithë fushatës elektorale, ndërsa pas zgjedhjeve kërkoi largimin e tyre.

Megjithatë, tashmë që mandati i ministrave teknikë po shkon drejt fundit, pasi në shtator betohet qeveria e re, në faqen e Kryeministrisë janë vendosur emrat, fotot dhe cv-të e ministrave të rinj. Ky veprim nuk ishte realizuar përpara zgjedhjeve, ndonëse ata kishin mbi një muaj në detyrë.

Të fundit