Flash News

KRYESORE

Dy vite me urdhër mbrojtje, si Fildes Hafizi i shpëtoi në 2015-ën vrasjes, djali i mitur u përlesh me babain

Dy vite me urdhër mbrojtje, si Fildes Hafizi i shpëtoi në

Prej dy vitesh kishte marrë disa urdhra mbrojtje pasi i rrezikohej jeta nga ish-bashkëshorti i saj, por fundi ka qenë tragjik për Fildes Hafizin, 39 vjeç, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.

Hafizi, nënë e dy fëmijëve, u qëllua sot në Tiranë për vdekje me dy plumba nga Fadil Kasemi, pas një debati të ashpër brenda makinës së 39 vjeçares.

Vrasje e paralajmëruar, gjyqtarja Fildes Hafizi nuk i shpëton atentatit të dytë të ish-bashkëshortit

Ngjarja e 2015-ës:

Më 19 korrik të 2015-ës, rreth orës 16:00, Fildes Hafizi u përball me Fadil Kasemi në plazhin e Golemit. Çifti ishte divorcuar në majt të të njëtit vit, por Kasemi kishte vijuar dhunën psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Teksa kishin dalë nga banesa për në plazh, 39 vjeçarja e shoqëruar nga djali i mitur A.Kasemi, kanë parë Fadilin t’u afrohej me vrap. Burri ka hapur një çantë që mbante në krah dhe tentoi të nxirrte armën, por gruaja nisi t’i lutej që të mos e kryente veprimin pasi do të linte fëmijët jetimë. Në përpjkje për t’i marrë çantën, Fildesi është goditur me grusht në fytyrë. I ndodhur pranë tyre, djali i mitur ndërhyri për të shpëtuar mamanë e tij, e cila arriti të merrte çantën që mbante Fadili.

Gruaja ka mundur të largohet dhe të futet brenda ambienteve të një hoteli aty pranë dhe bërtiste “Po më vret, po më vret”.

Kalimtarët dhe pushuesit kanë ndërhyrë për të mbajtur larg Fadil Kasemin deri në mbërritjen e policisë.

Brenda në çantë policia gjeti e sekuestroi një armë zjarri pistolete ‘TT’, model 54 me krehër të vendosur në të. Pas ngjarjes, Fadili është ulur ne shezlon, duke mbajtur kokën me duar dhe ka pritur policinë.

Fadil Kasemi pretendoi në atë kohë se çanta dhe pistoleta nuk ishin të tijat, ndërsa ai ka qenë nën efektin e alkoolit.

Të fundit