Flash News

KRYESORE

Durrësi pret sot kryeministrat e rajonit, ja çfarë do të diskutohet

Durrësi pret sot kryeministrat e rajonit, ja çfarë do të

Në Durrës pritet të nisë takimi joformal i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarren edhe të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn. Organizatori i takimit është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili pritet të zhvillojë takime të ndara me homologët e tij.

Kryeministria dhe Komisioni Europian kanë njoftuar se në takim do të diskutohet për hapat e mëtejshme për krijimin e Zonës Ekonomike Ballkanike, investimet dhe ekonomina digjitale, bashkëpunimi rinor, etj.

Këto çështje do të diskutohen në panelet e përbashkëta, por në takimet dypalëshe do të mbizotërojnë tema të tjera, për të cilat Politiko.al ka raportuar tre ditë më parë.

Konflikti Serbi-Maqedoni, anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, hapja e negociatave Shqipëri-BE, përplasjet BE-Turqi, etj, janë temat që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor i kanë pjesë të agjendës së tyre në këtë takim.

Të fundit