Flash News

KRYESORE

Tragjedia e 9 janarit, nëna e viktimës i ankohet Ramës: Shteti po fsheh trafikun e drogës; Topalli bëri vetëm premtime

Tragjedia e 9 janarit, nëna e viktimës i ankohet Ramës: Shteti po

Nëna e një prej viktimave të tragjedisë së 9 janarit 2004, ku 36 persona humbën jetën në detin e Vlorës, ka shfrytëzuar takimin në Shkodër me kryeministrin Edi Rama për të kërkuar sërish zbardhjen e ngjarjes.

Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra dhe Lezha, ndërkohë nëna i njërit prej tyre ka theksuar se shteti po fsheh krimin për shkak të trafikut të drogës që zhvillohej në atë periudhë. Ajo u shpreh se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ka premtuar zbardhjen e ngjarjes por asgjë nuk bëri për të ndihmuar në daljen e së vërtetës.

Familjarët e viktimave kanë hedhur shpesh herë akuza ndaj autoriteteve, ndërsa pretendojnë se gomonia me 36 persona nuk u ndihmua qëllimisht ndonëse alarmi ishte dhënë. Pavarësisht kërkimeve, trupat e 8 prej viktimave nuk u gjetën pas mbytjes së gomones.

Të fundit