Flash News

KRYESORE

Rikthehet 'Basha radikal': Erion Veliaj, je një kërmë që shpif...

Rikthehet 'Basha radikal': Erion Veliaj, je një kërmë

Lulzim Basha është kthyer mbrëmë vonë në mesnatë me një status të kushtruar kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Ai e quan një 'kërmë njeriu që shpif' kryebashkiakun e majtë të Tiranës, pa saktësuar se për çfarë konkretisht. Duke patur parasysh debatet e fundit në lidhje me ndërtimin te rruga e Kavajës, që ka hasur në proteta të shumta të banorëve, merret me mend.

Erion Veliaj ka qenë i ftuar mbrëmë në 'Studio e hapur' të Eni Vaslilit, dhe duhet të ketë qenë një prej deklaratave në emision që ka detyruar ish-kryebashkiakun Basha të postojë statusin e mëposhtëm:

"Erion Veliaj, kerme njeriu qe shpif me te njejten lehtesi qe shkel mbi gjakun e femijeve ne Sharre, qe korrupton prokurore e gjyqtare, do te te vije dita shume shpejt."

Të fundit