Flash News

KRYESORE

Reagon PD e Korçës: Fake news, peticioni i sajuar 'telefon pas telefoni'   

Reagon PD e Korçës: Fake news, peticioni i sajuar 'telefon pas

Partia Demokratike e Korçës ka reaguar pas një lajmi të djeshëm mbi një peticion të nisur prej këtij qyteti, me dhjetra firma që kërkonin anulimin e garës. Vendimet merren nëpërmjet forumve dhe jo telefon pas telefoni, thuhet në reagimin e PD-së zyrtare, ku shtohet se lajmi është fake news. Shumë prej emrave janë të futur në listë pa i pyetur fare, vijon deklarata.

 

DEKLARATE PER SHTYP

Me shume keqardhje, por ne respekt te atyre 2500 anetareve dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer, me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik, qe tashme eshte bere mode e shemtuar e demokracise.

Dje, nepermjet medias , PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur 'peticion i strukturave te kesaj dege!

Lajm totalisht i rreme!

Strukturat e kesaj dege, nga seksioni deri ne kryesi, shprehen vetem nepermjet vendimeve te marra me vote dhe jo telefon pas telefoni.

PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri i tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar por qe nuk kane lexur asnje rresht te shkruar. Ka gjithashtu edhe raste kur emri, mbiemri dhe firma nuk korrespondojne fare, pra nje fake news i vertete!  

Per keto arsye, Partia Demokratike Dega Korce , distancohet nga cdo peticion , fletushke apo trakt  i tipit komunist , i denon ato dhe i qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne Statutin e kesaj partie.

Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce, me vendimin e saj te dates  09/07/2017 , mori persiper pergjegjesine e organizimit te  ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor .

Vendimi i Kryesise te Deges  u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr 1      dt 4 Korrik 2017 , Udhezimit nr 2 date 7 Korrik 2017 dhe Shkreses nr 61 date   07 Korrik 2017 te PDSH-se!

Të fundit