Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Për shqiptarët që qajnë hallet te Rama, ekonomia është i nënti prioritet në listë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një përmbledhje të fushave dhe çështjeve që komentuesit sugjerojnë si prioritetet kryesore të Shqipërisë.
Nga ky raport, rezulton se shqiptarët që qajnë hallet te profili i kryeministrit kanë prioritet të parë drejtësinë, më pas reformën në administratë dhe arsimin.
A e dini se ku renditet zhvillimi ekonomik? Është i nënti në këtë listë. Qytetarët e shtetit që renditet i dyti në botë për dëshirën për emigrim, nuk i japin aspak rëndësi ekonomisë, por kanë prioritet largimin nga administrata të një drejtori të LSI-së apo PDIU-së, që ka hyrë aty si pjesë e “tepsisë”, për t’u zëvendësuar më pas nga një drejtor i PS. Edhe “Rilindja Urbane” renditet më sipër se ekonomia në prioritetet e shqiptarëve sipas Edi Ramës.
Një tjetër detaj që bie në sy është renditja e punësimit si prioritet i gjashtë. Jemi vendi me papunësinë më të madhe në Europë, por kjo nuk mjafton që komentuesit e Ramës ta rendisin këtë prioritet mbi reformën në administratë apo në drejtësi.
Një tjetër prioritet i këtyre shqiptarëve është “shteti”. Se çfarë kuptohet me “shtet”, na e shpjegon vetë kryeministri.
“466 komentues kërkojnë të vijohet me forcimin e shtetit në kuptimin e zbatimit të ligjeve, rregullave, kontrollit, barazisë së trajtimit të qytetarëve, shërbimeve dhe mbrojtjes së shtresave më në nevojë. Shpeshtësi të lartë mbajnë sugjerimet për të ecur më shpejt me reformat në rrugën e integrimit në BE, pasi suksesin e këtij procesi e lidhin drejpërdrejt me ekonominë, mirëqenien e tyre dhe me cilësinë e shërbimeve publike”, shkruan Rama.
Por a nuk është zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, investimet në shëndetësi, turizëm dhe bujqësi, vetë shteti për të cilët shqiptarët kanë nevojë?
Postimi i Edi Ramës:
RAPORT PËR JU
Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me Njerëzit😊✌🇦🇱
Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?
Komentet e mëtejshme janë të mirëpritura për vijimin e bashkëpunimit tonë. S'keni parë gjë akoma😉✌🇦🇱
Statistika të sugjerimeve Për Shqipërinë që Duam
DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat. Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim.
Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë.
10 ÇËSHTJET KRYESUESE TË SUGJERUARA RRETH 10 MIJË HERË NË 6 MIJË KOMENTE JANË:
- DREJTËSI
- ADMINISTRATË
- ARSIM
- BUJQËSI
- SHËNDETËSI
- PUNËSIM
- RILINDJE URBANE
- SHTET
- EKONOMI
- TURIZËM
1105 komentues inkurajojnë dhe kërkojnë të ecet shpejt me reformën në drejtësi si një premisë kyçe që shtron rrugën për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera, që nga lufta kundër korrupsionit tek rritja e investimeve të huaja; zgjidhja e problemeve me pronat; lufta ndaj pabarazisë apo kundër abuzimeve të çdo niveli
973 komentues kërkojnë reformimin e thellë të administratës duke e ulur pritshmërinë edhe deri tek mirësjellja dhe ofrimi i informacionit të saktë. Sugjerimet se si mund të arrihet përfshijnë depolitizimin; punësimin e profesionistëve përmes meritës, qendërzimin e shërbimeve dhe digjitalizimin.
805 komentues besojnë fort se gjithçka nis me Arsimin, duke u fokusuar më shumë tek cilësia e mësimdhënies, aftësitë e mësuesve dhe mënyra e punësimit të tyre. Një sugjerim interesant ishte që përvec testimit të dijeve të mësuesve, të bëhet krahasimi i rezultateve të punës së tyre tek nxënësit dhe vendosja e pagës në varësi të këtyre rezultateve. Vijimi i përpjekjeve për forcimin dhe modernizimin e Arsimit profesional mbështetet me shpeshtësi të lartë, ndërsa Arsimi i lartë dhe universitetet përmenden rrallë
790 komentues besojnë se duhet investuar fort në bujqësi, që nga mbështetja e fermerëve për të prodhuar e deri tek infrastruktura e lidhjes së fshatrave me qytetet e tregjet apo rilindjen urbane që duhet të shkojë në çdo fshat. Një shqetësim të madh paraqet edhe kontrolli i produkteve ku komentuesit mbështesin idenë e ndërhyrjes në legjislacion duke vendosur rregulla dhe dënime shumë herë më të rrepta për pesticidet e kimikatet e dëmshme, kur ato përdoren. Siguria ushqimore është përmendur me shpeshtësi të lartë në këtë grup.
564 komentues kanë kërkuar të shihet me prioritet shëndetësia, duke vënë në qendër të shqetësimeve të tyre mjekët e korruptuar apo mungesën e ilaçeve dhe shërbimeve. Vlen për tu theksuar se në këtë grup vlerësohet me shpeshtësi të lartë nga komentuesit që ka patur ndryshime pozitive në shëndetësi, por ka ende më shumë për të bërë.
511 komentues kërkojnë hapjen e vendeve të reja të punës përmes rritjes së investimeve të huaja, ndërhyrjeve në arsim për një formim më të përshtatshëm me tregun, mbështetjen e biznesit duke ulur taksat, mbështetjen e të rinjve me fonde për të hapur biznese apo mbështetjen e bizneseve ekzistuese që punësojnë të rinjtë, si edhe shumë opsione lehtësirash të tjera për sipërmarrjet.
470 komentues sugjerojnë të ecet më tej me programin e rilindjes urbane duke e lidhur fort me përmirësimin e nevojshëm të infrastrukturës, përmirësimin e imazhit, rritjen e turizmit dhe me forcimin e ekonomisë lokale
466 komentues kërkojnë të vijohet me forcimin e shtetit në kuptimin e zbatimit të ligjeve, rregullave, kontrollit, barazisë së trajtimit të qytetarëve, shërbimeve dhe mbrojtjes së shtresave më në nevojë. Shpeshtësi të lartë mbajnë sugjerimet për të ecur më shpejt me reformat në rrugën e integrimit në BE, pasi suksesin e këtij procesi e lidhin drejpërdrejt me ekonominë, mirëqenien e tyre dhe me cilësinë e shërbimeve publike
402 komentues sugjerojnë të punohet më fort për rritjen ekonomike duke ndërhyre që nga ulja drastike e taksave e deri tek shtetëzimi i ndërmarrjeve dikur shtetërore për një shfrytëzim më të mirë të pasurive natyrore kombëtare. Shpeshtësi e lartë paraqitet me kërkesën për të vazhduar me luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.
294 komentues besojnë fort tek turizmi si prioritet kryesor në 4 vitet e dyta, duke adresuar nevojat për përmirësim të infrastrukturës turistike, nxitjen e përmirësimit të shërbimeve dhe cilësisë në hoteleri, si edhe afrimin e investitorëve apo emrave të mëdhenj në turizëm, si rruga më e mirë për zhvillim ekonomik dhe punësim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38