Flash News

KRYESORE

Nuk mjafton 18 maji, deputeti i ri i PD kërkon marrëveshje tjetër me Edi Ramën

Nuk mjafton 18 maji, deputeti i ri i PD kërkon marrëveshje tjetër

Marrëveshja e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nuk ishte mjaftueshme për të garantuar “zgjedhje të lira dhe të ndershme” sepse “përmes inekzistencës së organeve të sigurisë dhe inteligjencës, iu la fushë e lirë nëntokës dhe natës së errët”. Kështu shprehet deputeti i ri i PD-së, Romeo Gurakuqi, i cili udhëhoqi listën në qarkun e Shkodrës.

Gurakuqi kërkon një marrëveshje të dytë të PD-së me Ramën, e cila “duhet t’i hapë rrugë një zgjidhjeje mbipartiake, thelbësisht reformuese, për të bërë shtet, ku askush nuk mund t'i shkojë ndërmend se mund të blejë vullnetin e popullit me mekanizmat e derisotshëm”.

Reagimi i Romeo Gurakuqit:

Bej fushate sa te duash, nderto programe te kuruara nga specialistet me te mire te ekonomise, drejtesise, arsimit dhe zhvillimit, tako sa me shume njerez, degjoji me vemendje dhe mbaj shenim gjithshka, kujdesu ne cdo moment te percjellesh nje mesazh shprese, nderto ligjerimin qe duhet, puno ndershem dhe thjeshte, kjo ne Shqiperi perfudimisht nuk mjafton per te realizuar nje objektiv ideal, nje kthese per nga e mira publike, nje kthese per nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe per te dhene nje burim te ligjshem pushteti demokratik.

Zgjedhjet ne kete vend mund te komandohen nga restorantet e kthyera ne shtabe permanente dhe mund te fitohen me lehtesi, pa bere asnje vizite ne vatrat e mjerimit apo te lumturise, mjafton qe ke gjetur njerezit e pershtatshem per shperndarjen e 'mesazhit" material.

Jemi ne nje vend qe cdo program i punuar me mendje, shpirt, atdhedashuri, ekspertize, deshton para forces, dhunes, parase dhe dinakerise se eksperteve te kupoles.

Deformimi i rruges se lirise u realizua kete here qetesisht, permes blerjes se nje fashoje sociale te paqendrueshme, permes bonuseve te sipermarrjeve klienteliste, permes inekzistences se organeve te sigurise dhe inteligjences, qe u lane fushe te lire Nentokes dhe Nates se Erret.

Produkti: zgjedhjet e lira dhe te ndershme deshtuan, nje superpushtet rreshqiti nga freret dhe po rimodelohet ne institucionet kryesore te shtetit.

Publiku ben disa pyetje:

A mund te konsiderohen zgjedhje te lira ne nje vend, kur qeveria nuk kontrollon levizjen e parase, qe vershon nga skutat dhe nga bankat me shpejtesi marramendese, brenda pak diteve, duke destabilizuar bursat e improvizuara te nje vendi pa burse dhe pa financa te shendosha?

A mund te konsiderohen zgjedhje te lira ne nje vend, ku Policia e Shtetit nuk kontrollon per 10 dite me radhe, levizjet e automjeteve pa targa, qe vershojne naten, cep me cep te vendit, dhe diten e votimit stacionohen qetesisht para qendrave te votimit, pikave te kontrollit te levizjeve te votuesve dhe bejne revizionin e "borderove" te dhene nga eproret e padukshem?

A mund te konsiderohen zgjedhje te lira dhe te ndershme ne nje vend, ne te cilin nuk sigurohet barazia e startit financiar te kandidateve, nuk monitorohet dot zbatueshmeria e kornizes ligjore te fushatave, metodat, propaganda dhe perdorimi i aseteve ne veprim?

Jemi ne rrethanat e prodhimit nga zgjedhjet, te nje pushteti formalisht legjitim, por ne thelb te deformuar dhe jo legjitim, qe do te duhet te kufizohet me arsye dhe me marreveshje te ndermjetesueme.

Lenia e rruges qetesisht dhe me certifikim, e ringritjes ne pushtet te zotit Edi Rama dhe rrethit te tij, qe pa dyshim do te zgjerohet me sivllezerit e tij te "idealit" socialist, do te thote qe Shqiperia te ece institucionalisht e pareformuar, ne Kushtetuten e saj, me Ndarjen e saj Administrative percarese, me Kodin Zgjedhor, irracional dhe klientelist, me Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit te pandara nga njera tjetra dhe nga qeveria, me Reformen ne Drejtesi te kontrolluar tashme nga nje dore, etj.

Nje pushtet jo thelbesisht legjitim, duhet te ndalet duke korigjuar gjithshka qe prodhoi keto kater vite dhe posacerisht diten e votimit. Dita e Votimit ne heshtje, nuk fsheh dot katrahuren deformative te vullnetit te kontrolluar te popullit, me plan te menduar hollesisht, ne kohe.

Edi Rama duhet te kuptoje se zgjedhjet e 25 qershorit i vendosen kapakun sistemit te vjeter te kontrollit nga skutat e pushtetit te erret, te ekonomise, te investimeve, te zgjedhjeve, te reformes ne drejtesi, konkurrences dhe jetes se njerezve te thjeshte. Ai duhet te kuptoje se nuk mund te qeverise me ashtu sikurse ka qeverisur per kater vite dhe aq me pak me skemen qe ka filluar te implementoje, pa marre asnje certifikim zyrtar elektoral

Ai duhet te hape rruge nje zgjidhjeje mbipartiake, thelbesisht reformuese, per te bere shtet, ne te cilin askush nuk mund t'i shkoje ndermend se mund te bleje vullnetin e popullit me mekanizmat e derisotshem. Nuk behet fjale per ate tip shteti qe thote ai. Behet fale per shtetin e qytetareve te barabarte para ligjit, ku komanduesit e zgjedhjeve te fundit, te tuten dhe te zhduken nga operativiteti antiligjor.

Edi Rama nuk duhet te qeverise me kete vend. Zgjedhjet e tij te deshtuara, e delegjitimojne.

Të fundit