Flash News

KRYESORE

Ndërhyn sërish Athina: Shqipëria nuk e do rrugën Europiane

Ndërhyn sërish Athina: Shqipëria nuk e do rrugën Europiane

Ministria e Jashtme e Greqisë ka ndërhyrë sërish në punët e brendshme të Shqipërisë me anë të një deklarate ku dënon punën e bërë nga IKMT për prishjen e objekteve në Dhërmi, që janë në kundërshtim me planin rregullues.

Deklarata e Athinës është e ashpër dhe kërcënon me bllokim të hapjes së negociatave për anëtarësim. Vendi fqinj shprehet se Shqipëria po tregon se nuk e dëshiron rrugën europiane dhe se ka dështuar të kuptojë kërkesat e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Deklarata:

Greqia është në favor të prespektivës europiane për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Megjithatë, si parakusht i rrugës europiane është angazhimi i këtyre vendeve për zbatimin e rregulluave europiane dhe sundimit të ligjit. Dhunimi i këtyre principeve nga një vend kandidat tregon se në të vërtet ai nuk e dëshiron rrugën europiane. Kujtojmë se ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, e cila është lidhur me mbrojtjen e të drejtave pronësore, është vendosur nga Këshilli i Ministrave të BE si kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Fatkeqësisht, duke shmangur çdo concept të sundimit të ligjit, autoritetet shqiptare kanë nisur sot shkatërrimin, në Dhërmi, Himarë, të pronave turistike që i përkasin anëtarëve të minoritetit grek. Fakti se shkatërrimi filloi në mes të sezonit turistik, pavarësisht dispozitave ligjore që ndalojnë këtë aktivitet në këtë periudhë, konfirmon se Shqipëria ka dështuar të kuptojë kërkesat e Këshillit të Ministrave të BE.

Greqia dhe BE kanë bërë të qarta kërkesat europiane për të siguruar të drejtat e minoritetit etnik grek. Progresi në konsolidimin e sundimit të ligjit, si dhe mbrojtja e të drejtave fondamentale të minoritetit, përfshitë të drejtat pronësore, janë parakushte të qarta të BE-së për të hapur negociatat më Shqipërinë.

Të fundit